Frasher Krasniqi

Frashër Krasniqi: Heqja e murit-ndarës në Mitrovicë nga vetë strukturat paralele është mesazh i keq

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos-veprim në rrëzimin e murit afër urës së Ibrit në pjesën veriore të Mitrovicës, i cili u ndërtua ilegalisht nga serbët e atjeshëm. Heqja e murit nga “vetë strukturat paralele” është mesazh i tyre që lë për të kuptuar se ata vetë vendosin për veriun. Prandaj Qeveria është dashur ta heq vetë atë mur. T’i tregojë Serbisë që shteti ynë nuk bën kompromis me struktura paralele kriminale, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …