leoni

Frashër Krasniqi

Frashër Krasniqi: Heshtja e Kurtit sikur i thotë Këshillit të Evropës, ne nuk pajtohemi me Shqipërinë, për Gjykatën Speciale

Zyrtari i lartë  i Partisë Socialdemokrate,  Frashër Krasniqi, ka thënë se Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti po dëshiron të i thotë Këshillit të Evropës “që ne nuk pajtohemi me Shqipërinë”, për Gjykatën Speciale. Të mërkurën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Këshillin e Evropës e ka mbajtur një fjalim për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen nga Gjykata Speciale për “krime lufte”.  Jemi duke e parë  angazhimin shumë aktiv të shtetit shqiptar për me hedh poshtë raportin e Dick Marty në të cilin bazohet Gjykata Speciale. Nuk jemi duke e parë as një reagim të Qeverisë së Kosovës, as në mbështetje të  deklaratës së  kryeministrit shqiptar, përkundrazi. Kosova ka heshtur, Qeveria Kurti ka hesht, për t i thënë Këshillit Evropës se me atë  çka po thotë Shqipëria na nuk pajtohemi. Krasniqi e përmendi edhe kryetaren, Vjosa Osmani dhe ministren e jashtme, Donika Gërvalla, e cila deponuar dosje kundër UÇK-së  ka thënë me tjerash Frashër  Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …