Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë subjekte vajtuese që nuk kanë asnjë vizion si të ecet përpara. “Sikur PSD-ja të rrinte duke vajtuar sikur LDK-ja e Vetëvendosje atëherë ne do të kishim Hashim Thaçin fikall vetë në dialog me Serbinë”, ka thënë ai duke shtuar se PSD-ja e bëri faktor Kuvendin e Kosovës në dialogun me Serbinë, duke bërë që të ketë Platformë dhe Ligj. Krasniqi ka deklaruar se duhet të lihen inatet personale kur është në pyetje dialogu me Serbinë. “Kur inati i përshkon edhe temat si dialogu me Serbinë, atëherë po cenohet interesi shtetëror. LDK dhe Vetëvendosje nuk kane qëndrim parimor për dialogun, thonë: s’po na pëlqen se atë po e udhëheqë final fisteku”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …