Anëtari i PSD-së Frashër Krasniqi ka deklaruar se ajo që po ndodh sot, me thirrjen e Kurtit, apo me intervenimin e përpjekjen për ndërhyrjen e tij në punët e sindikatave, të cilat do të duhej të ishin punë të vetë punëtorëve, le t’i zgjedhin e le t’i ndërrojnë por thirrja e Kurtit për intervenime të tilla, thjesht e shpërfaq një gjë që ne e kemi paralajmëruar shumë kohë më herët e që është mendësia totalitare e qeverisë Kurti, e cila e ka të padurueshme, nga natyra e vetë, nga diskursi i vetë e ka të patolerueshme të ketë organizime, të cilat qoftë i rezistojnë, apo edhe që mendojnë ndryshe. Ideja është te kapja e sindikatave. Kjo është për shkak se, sa herë Kurti të përmend krimin, kapjen, korrupsionin, ato janë vetëm një mbulesë për qëllimin e tij të vërtetë e që është kontrolli. Albin Kurtit nuk i pengon krimi e korrupsioni. Kurti por vetëm ata që i bëhen opozitë”, ka thënë mes tjerash Frashër Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …