leoni

Fridon Lala: Komuniteti egjiptian ende i mohohet e drejta kushtetuese për të pasur ditën e vet sikur komunitetet e tjera

Fridon Lala: Komunitetit egjiptian ende i mohohet e drejta kushtetuese për të pasur ditën e vet sikur komunitetet e tjera

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Fridon Lala, ka paraqitur raportin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare, por nuk ka arritur kalojë për shkak të mungesës së deputetëve të Listës Serbe. Ai ka thënë se komuniteti egjiptian është i vetmi komunitet që i mohohet e drejta kushtetuese për të pasur ditën e tyre sikurse komunitetet tjera. Për t’u ndryshuar ky ligj kërkohen 11 vota të deputetëve nga komunitetet dhe në mungesë të atyre serbë s’mund të kalohet. Për këtë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Lista Serbe sërish po i bojkoton seancat e Kuvendit, prandaj sipas tij ky projektligji duhet të shtyhet për një seancë tjetër. Ndërsa deputeti i AAK-së Besnik Tahiri, ka thënë se e mbështesin kërkesën e deputetit Lala.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …