Fridrih Merz, lideri i kristian-demokratëve (CDU), pritet të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Fridrih Merz, lideri i kristian-demokratëve (CDU), pritet të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, ka mbajtur një fjalim në selinë e partisë pas fitores në zgjedhje. Merz e cilësoi fushatën si të mrekullueshme dhe shprehu respekt për kundërshtarët politikë. Ai theksoi rëndësinë e formimit të shpejtë të një qeverie të re, duke thënë se “bota jashtë nuk na pret”. Të gjithë në botë e shohin se Gjermania ka një qeveri të besueshme, deklaroi Merz. Ai ka deklaruar në një debat televiziv pas zgjedhjeve se përparësia e tij kryesore do të jetë forcimi i Evropës sa më shpejt që të jetë e mundur, me qëllim që kontinenti të bëhet i pavarur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbrojtje. Ai tha se, pas deklaratave të Donald Trump javën e kaluar, është e qartë se qeveria amerikane nuk po kujdeset për interesat e Evropës. “Nuk do ta kisha menduar kurrë se do të duhej të thosha diçka të tillë në televizion,” shtoi Merz. Përveç kësaj, Merz ka kritikuar ndërhyrjen e Elon Musk në zgjedhjet gjermane, duke i cilësuar komentet e tij si “drastike dhe të turpshme,” të ngjashme me ato që ka thënë Moska në të kaluarën. Ai theksoi se Musk kishte mbështetur me entuziazëm AfD, muajin e kaluar, duke shkaktuar shqetësime rreth ndikimit të jashtëm në politikën gjermane.

Kontrolloni gjithashtu

Olaf

Kancelari në largim i SPD-së, Olaf Scholz, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e mbajtura dje, më 23 shkurt, në Gjermani

Kancelari në largim i SPD-së, Olaf Scholz, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e mbajtura më …