Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Arberie Nagavci e ka quajtur papërgjegjësi të madhe dhe jo humane inicimin e mocionit të votëbesimit nga ana e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti, në kohën nëpër të cilën po kalon vendi për shkak të pandemisë. Seanca e jashtëzakonshme, sipas Nagavcit, duhet të zhvillohet duke mbajtur distancë deri në dy metra si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit. Ajo ka thënë se është e rëndësishme në këto ditë që të ketë një fokusim në shëndetin publik se sa të kërkohet që vendi të mbetet pa qeveri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …