leoni

Nik Gjeloshaj: Nuk mund të rrezikohen parimet demokratike, të Malit të Zi, si kursi properëndimor, njohja e Kosovës e të tjera

Fronti Demokratik prorus në Mal të Zi paralajmëroi zëvendëskryeministrin, Nik Gjeloshaj, se mund të përjashtohet nga Qeveria

Fronti Demokratik prorus në Mal të Zi paralajmëroi zëvendëskryeministrin e këtij vendi, Nik Gjeloshaj, se mund të përjashtohet nga Qeveria, pasi ai kundërshtoi nismat për përfshirjen e dyshtetësisë dhe të serbishtes si gjuhë zyrtare. “Ne, me dashamirësi, e këshillojmë Gjeloshajn që ta pranojë realitetin social në Mal të Zi dhe të mos përpiqet të na i mohojë të drejtat që i kanë të gjithë të tjerët… sepse nëse kafshon shumë, mund t’i thyejë dhëmbët”, thuhet në komunikatën e DF-së, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar. Zëvendëskryeministri Gjeloshaj, njëherësh edhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, ishte në Uashington, ku nënshkroi Memorandumin për Bashkëpunim Strategjik Ekonomik ndërmjet Malit të Zi dhe SHBA-së. Në një takim me zëvendësin e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ai paralajmëroi kundër aktiviteteve potencialisht destabilizuese të strukturave klero-nacionaliste, që synojnë ta minojnë perspektivën evropiane të Malit të Zi”

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu; Nuk do të lejojmë që ta shkatërrojnë shtetin,  ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e tij

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar  se nuk do të lejojnë që ta shkatërrojnë shtetin …