Fronti Europian: Qytetarët të vendosin vet se si do të shfrytëzojnë të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale

Liderët e partive pjesë e Frontit Europian në mbledhjen e mbajtur në Strugë konstatuan se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale më 24 prill kaloi në atmosferë të qetë, fer dhe demokratike, ndërkohë që fitorja prej 40 mijë vota e dr.Bujar Osmanit ndaj Arben Taravarit – kandidatit të opozitës, është fitore e cila do të thellohem edhe më shumë më 8 maj, në Zgjedhjet parlamentare kur Fronti Europian do ta shënojë fitoren historike. Me këtë rast, meqenëse Fronti Europian nuk është më pjesë e garës presidenciale në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe meqenëse vota e qytetarëve për ne është e shenjtë dhe e drejtë e tyre, Fronti Europian konstaton se është e vullnetin ekskluziv të qytetarëve se si do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …