Fronti Evropian ka mbajtur sot mbledhje në Tetovë ku kanë miratuar një deklaratë politike nëpërmjet së cilës kanë paraqitur qëndrimin e tyre ndaj pushtetit aktual në Maqedoninë e Veriut. Në këtë deklaratë thuhet se koalicioni i ri qeverisës “shkel mbi legjitimetin e komuniteteve tjera etnike, rëndon bashkëjetesën, demokracinë dhe nuk duhet të lejohet nga të gjithë ne bashkarisht”.”Demokracia në vendin tonë mund të jetë funksionale dhe e qëndrueshme vetëm atëherë kur komuniteti shumicë respekton përfaqësuesit legjitim të vullnetit politik të shqiptarëve, turqve, romëve, boshnjakëve dhe të komuniteteve tjera. Mos respektimi i legjitimitetit mundëson etablimin e hegjemonisë etnike dhe paraqet poshtërësim ndaj shqiptarëve, turqve, romëve, boshnjakëve dhe të tjerëve. Ky majorizim monoetnik, që shkel mbi legjitimetin e komuniteteve tjera etnike, rëndon bashkëjetesën, demokracinë dhe nuk duhet të lejohet nga të gjithë ne bashkarisht” thuhet në mes tjerash në deklaratën politike të miratuar nga koalicioni “Fronti Evropian” i prirë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …