Analisti, Frrok Çupi, në një koment të tij të botuar në Gazeta Sot, ka shkruar se shefi i CIA-s, William Berns, përveç Albin Kurtit në Prishtinë mund të takonte edhe Berishën në shtëpinë e tij, në Tiranë. Ai ka shkruar se përderisa në Prishtinë takoi Albin Kurtin dhe në Banja Luka takoi Milorad Dodikun e të tjerë pse të mos takonte edhe Sali Berishën. Sa për punë biografie dhe ‘takim me armikun’, këta të dy kanë të njëjtën rëndesë ballkanike në politikën amerikane. Madje Kurti i Prishtinës dhe Berisha i Tiranës janë dy pjesë të të njëjtit trup. Në gjithë rrugën e tyre të egër, vit pas viti, për të shkaktuar trazira dhe dhunë në Shqipëri, Kurti dhe Berisha janë gjithnjë së bashku. Madje kopje e njëri tjetrit; aq sa Kurti, si Berisha, ngriti celula terroriste kosovare në Shqipëri dhe i veshi me emrin e partisë së tij, Vetëvendosje. Albini shërbeu si syth i Saliut, pasi ai ishte ‘i djegur’ dhe vëzhgohej nga Amerika që nga viti 1997 me 90 e sa celulat terroriste, degëza të Al Qaedas që instaloi në Shqipëri. Kësaj here, Kurti kishte marrë edhe një mision tjetër plus, të shkaktonte konflikt deri me armë mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë së shqiptarëve. Edhe kjo, një kopje e Berishës së vitit 1997. Ishte urtësia e kryeministrit Edi Rama, një tip politik që nuk e kapnin radarët, Berisha- Kurti, i cili shtirej naiv në kohë të vështira’, por e përzuri pisllëkun e Kurti me një fshesë të padukshme.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …