Analisti, Frrok Çupi, në një emision debati hodhi akuza kundër Ilir Metës dhe tha se ai ka bërë krime të shumta dhe për të shpëtuar po kërkon të bëjë presion dhe të krijojë destabilitet. Unë i besoj Sali Berishës kur thoshte se Ilir Meta është personi më i korruptuar dhe më injorant në botë. Ai ka bërë krime- tha Çupi. Korrupsioni është një krim i madh. Të gjithë politikanët kanë vrarë, por Ilir Meta ka vrarë më shumë se të tjerët. Ndërtimi i 1 vile pastaj edhe i 15 të tjerave është krim. Vjedhja e floririt është krim. Ne këto i dimë. Ai kërkon të shkaktojë destabilitet për të shpëtuar veten. Kërkon t’i bëjë presion aleatëve- tha Frrok Çupi. Duke iu drejtuar këshilltarit të Metës, Bledar Dervishaj, i thotë troç, keni vjedhur si dreqi, vodhët në opozitë, vodhët në qeveri, vodhët në presidencë dhe tani kërkoni të na çoni në luftë, tha mes tjerash, Frrok Çupi.
Kontrolloni gjithashtu
BE ripërsërit thirrjen për Kosovën: Dërgoni Draft-Statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese
Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të dërgojë draft-statutin …