Fshati Belle pret vizitorë më rregullimin e Infrastrukturës rrugore

 

Fshati Belle është njeri nder fshatrat më të vjetër të komunë së Deçanit, shtrihet në veriperëndim të Deçanit vetëm gjashtë kilometra mbi Manastirin e Deçanit. Për ti kthyer normalitetin këtij fshati dhe për të ju mundësuar banorëve kthim në këtë fshatë,  Ministria e Zhvillimit Rajonal, Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Deçanit kanë vu ne prioritet rregullimin e infrastrukturës rrugorë të këtij fshati i cili u dogj më shumë se 6 here gjatë periudhave të ndryshme kohore. Se ky fshat ka nevojë për infrastrukturë rrugore tregohet nga pamjet qe ka, dhe interesimi i vet banorëve për ty kthyer në këtë pjesë ku dhe kanë nisur investimet nga vet ata. Kryetari i komunës së Deçabnit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaja, bashkë më Ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë pa nga afër asfaltimin e kësaj rrugë e cila rritë Zhvillimin Ekonomik të komunën së Deçanit. Kryetari Ramosaj me këtë rast tha se: një ëndërr e kamotshme po behët realitet, është një projekt i rendësi se veçantë  flasim për një fshatë historik të cilit po i kthehet vlera e të  cilën a ka meritu që moti e për këtë duhet falënderuar Qeverinë Haradinaj, dhe dy ministrit atë të Zhvillimit Rajonal dhe të Infrastrukturës Rrugore të cilët ka nda mjete të mjaftueshme për asfaltimin e kësaj rrugë për çka në emër të gjithë qytetarëve të komunës së Deçanit u jam shumë mirënjohës. Ministri Lekaj tha se ky investim është bërë me qëllimin më të mirë që këto bjeshkë të bukura që i ka Deçanit, çdo vizitor të ketë mundësi ti shijojë e kjo behët vetëm duke krijuar infrastrukturë të mirë rrugore  me projekte të tilla sikurse sot. Ne si ministri do të mundohemi që projekte e dërguara nga komuna e Deçanit në vazhdimësi ti mbështesim në mënyrë që të Zhvillojmë Turizmin dhe ta Zhvillojmë Ekonomin në këtë komunë sepse ka potencial të mjaftueshëm tha Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj premton mbështetje për Klubin e Skitarisë “Mariashi – Deçan”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur të enjtën në një takim …