Në kuadër të procesit të formimit të Këshillave Lokale në Komunën e Malishevës, mbrëmë është mbajtur kuvendi i Këshillit Lokal për Fshatin e ri dhe Berishë, ku është votuar dhe është zgjedhur përbërja e këshillit, si dhe kryetari e nënkryetari. Kryetar i Këshillit Lokal është zgjedhur Fadil Berisha, ndërsa nënkryetar Arton Zogaj. Në votime morën pjesë mbi 35 anëtarë, u zgjodhën edhe 7 anëtarë të kryesisë së këshillit që përbëhet më 4 anëtarë nga Fshati i ri dhe 3 anëtarë nga Berisha. Procesi i formimit dhe mbajtja e zgjedhjeve për këshillat lokal, monitorohet dhe mbikëqyret nga komisioni komunal i formuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës, të cilët i njoftojnë anëtarët e kuvendeve të këtyre këshillave, me rregulloren për formimin e këshillave, procesin për zgjedhjen e këshillave dhe procedurat tjera.