Fshati Letincë hynë në sistemin e grumbullimit të mbeturinave

Tani e tutje në fshatin Letincë të Vitisë, do të ofrohet shërbimi i grumbullimit të mbeturinave. Kjo u bë me dije sot gjatë një takimi që ka zhvilluar Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe zëvendësi i tij, Hasan Aliu me përfaqësues të këtij fshati por edhe me përfaqësues të Kompanisë së Menaxhimit të Mbeturinave “Eco-Higjena” Njësia në Viti. Në këtë takim kanë marrë pjesë Vilson Ukiç, përfaqësues i Këshillit të fshatit Letinicë, Dom Marjani, Famullitar i Letincës, Haxhi Qerimi, Përfaqësues i “Eco-Higjenës” në Viti si dhe Nexhmedin Jakupi, Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës. Me këtë rast Kryetari Haliti, potencoi se Komuna e Vitisë, është e interesuar të bëjë shtrirje sa më të gjerë të sistemit të grumbullimit të mbeturinave në lokalitetet e kësaj komune dhe të mbajë një mjedis të pastër për të gjithë, duke potencuar se kjo është edhe në interes të shëndetit të qytetarëve. Përndryshe Komuna e Vitisë, më parë ka hartuar edhe dokumentet konkrete për menaxhimin e mbeturinave si Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Planin për menaxhimin e Mbeturinave 2020-2024.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …