Fshati Prelez i Jerlive do ta ketë rrugën kryesore prej 1.8 Km tërësisht të rikonstruktuar dhe asfaltuar

Fshati Prelez i Jerlive i komunës së Ferizajt, do ta ketë rrugën kryesore prej 1.8 Km tërësisht të rikonstruktuar dhe asfaltuar, po kështu edhe trotuarin, punimet e së cilës nisën sot, për ta bërë më të lehtë qarkullimin e jetesën e banorëve të këtij fshati. Për ti pa se si po ecin punimet, kishte dalë edhe kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili kërkoi nga punëkryesi që punimet të zhvillohen me cilësi të lartë dhe të realizohen në kohën e paraparë, ai po ashtu i uroi banorët për këtë investim i cili do tua lehtësoi lëvizjen.

May be an image of 10 people, outdoors and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …