Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu me bashkëpuntorë kanë mirëpritur të mërkurën në takim, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Shkëlqësinë e Tij, Jonathan Hargreaves.
Sipas postimit në faqën zyrtare të komunës në facebook, takimi kaloj në çaste të këndshme bashkëbisedimi për rrjedhën politike në vend, zhvillimin dhe sfidat e Komunës së Ferizajt dhe komunave në përgjithësi e gjithashtu u realizua një shëtitje në sheshin e qytetit, ku bashkë me drejtuesit e Festivalit të Muraleve, u vizituan disa nga muralet që po formësojnë identitetin e ri kulturor të Ferizajt.