Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira kanë vizituar fshatin Drobesh për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e palestrës sportive. Përndryshe kjo komunë ka përgatitur edhe një rregullore të posaçme për mënyrën e shfrytëzimit të këtij objekti që është mirëpritur nga sportistët vitias.