Fshatrat e Ferizajt të kënaqura me investimet e kryera nga Komuna, propozojnë projekte të reja për vitin 2022

Mbrëmë, në kuadër të dëgjimeve publike për hartimin e projekt-buxhetit 2022-2024, në shkollën “Besim Rexhepi” në Komogllavë të komunës së Ferizajt, u mbajt takimi me banorët e fshatrave Komogllavë, Nikadin dhe Gurëz, gjersa takimi i dytë u mbajt në shkollën “Ramadan Rexhepi” në Sojevë, me banorë dhe përfaqësuesit e fshatrave Sojevë, Dardani, Zllatar, Mirosalë, Bibaj dhe Fshat i Vjetër. Në këto takime, si rëndom, të drejtuara nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale, i pari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi për mundësitë buxhetore që ka Komuna e Ferizajt që të përfshijë një numër projektesh në planifikimin për buxhetin e vitit 2022 dhe viteve pasrendëse. Ai tha se janë mbi 10 milionë euro buxhet të investimeve kapitale, të cilat pas konsultimeve publike me qytetarët do të analizohen dhe përfshihen si projekte për vitet pasrendëse. Banorët e fshatrave të lartcekura, përveç̧ përgëzimeve që shprehën për qeverisjen lokale në lidhje me investimet që janë kryer nga Komuna e Ferizajt për këto fshatra, propozuan edhe projekte të reja, kryesisht të natyrës infrastrukturore por edhe projekte për ngritjen e kapaciteteve arsimore si kërkesat për ndërtimin e kopshteve për fëmijë në disa fshatra, më pas ndërtimi i fushave sportive, rregullimi i ambienteve publike e kërkesa të tjera.

Fotografia e Komuna e Ferizajt

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …