Fshatrat Ratish i Epërm , Ratish i Ulët dhe Mazniku, së shpejti me ujë të pijshëm

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari, Sami Cacaj, ekzekutiv komunal, punëkryesit dhe banorë të tri lokaliteteve,  Ratish i Epërm, Ratish i Ulët dhe Maznik, i janë gëzuar faktit se falë bashkëpunimit me  CDI-së zvicërane dhe  kompaninë “Hidrodrini’’ në Deçan, do të implementojnë një projekt jetik për banorët e këtyre lokaliteteve .

Mbi 1265 banorë sa numërojnë këto tri lokalitete do ta zgjidhin një herë e përgjithmonë problemin e ujit të pijes. Ky investim për këto tri fshatra është mëse i domosdoshëm tha kryetari Ramosaj, mbase vetëm edhe këto tri fshatra janë pa ujë të pijshëm në Komunë e Deçanit, dhe e mbyllim në tërësi si projekt duke zgjedhur një herë e përgjithmonë problemin me ujë të pijshëm në komunën e Deçanit. “Unë sot po ndihem jashtëzakonisht mirë dhe dua me besu në fjalën e dhënë që bashkë më përfaqësues të CDI-së, dhe banorë të këtij lokaliteti që në muajin nëntor të jemi në përurimin e këtij projekti jetik.

Ky projekt do të realizohet në përpikëri mes Institucionit komunal, kompanisë “Hidrodrini” dhe CDI-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …