Fshatrat Smirë dhe Lubishtë përkujtojnë dëshmorët si dhe kremtojnë ditën e shkollës

Në fshatrat Smirë dhe Lubishtë janë përkujtuar dëshmorët e këtyre lokaliteteve dhe njëheritë janë shënuar edhe përvjetorët e shkollave të këtyre fshatrave të cilat bartin emrat e dëshmorëve të tyre. Në orët e paradites përfaqësuesit e Institucioneve Komunale në krye me Zëvendës-Kryetarin e Komunës së Vitisë, z.Hasan Aliu, kryesuesin e asamblesë komunale z.Bekim Azizi dhe përfaqësues të subjektet politike, të organizatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve policisë dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule në varrezat e dëshmorëve në Viti. Më pas në këto dy lokalitete kanë shënuar përvjetorët e shkollave ku përveç se u fol mbi veprën e dëshmorëve janë ndarë edhe mirënjohje për personalitetet në fushën e arsimit por edhe për pjesëmarrësit në gara si dhe për aktivitete të tjera. Ndërkaq të dy shkollat kanë paraqitur edhe programet kulturor e artistik të përgatitur nga nxënësit e shkollave në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre.

Nga një fjalë rasti në emër të komunës kanë mbajtur Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, drejtoresha Arsimit, Arta Ajeti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi.

Kurse në këto dy lokalitete kanë folur edhe personalitetet e ndryshme si, Xhevgjet Ademi, përfaqësues i OVL-UÇK-së dega në Viti si dhe të tjerë. Po ashtu janë ndarë edhe mirënjohje për personalitetet në fushën e arsimimit por edhe për pjesëmarrësit në gara si dhe për aktivitete të tjera. Ndërkaq nxënësit e këtyre shkollave në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre kanë paraqitur programet kulturore artistike.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …