Prej ditësh në rrjetet sociale është përhapur një dezinformatë ku gjoja zvicerani i natyralizuar, Xherdan Shaqiri ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Federatës së Fubtollit të Shqipërisë. Në këtë shkrim thuhet se gjoja Xherdan Shaqirit i janë kërkuar shuma marramendëse në këmbim të një vendi në kombëtare. Ky shkrim i paverifikuar, që ngjan të jetë i falsifikuar, është duke bërë në mënyrë të pabesueshme xhiro nëpër internet. Ai ka shërbyer si shkas për një fushatë degraduese në kohën kur Kombëtares kuqezi i nevojitet më shumë se kurrë përkrahja e shqiptarëve. Shi për këtë, Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar, duke sqaruar se bëhet fjalë për një profil fals që mban emrin e mesfushorit të Zvicrës. “FSHF shpreh keqardhjen që në ketë moment fantastik të historisë së futbollit tonë që po e jetojmë të gjithë se bashku fale djemve të Kombëtares, trajnerit dhe ekipit drejtues të FSHF, një profil fallco ne facebook dhe një status i rreme i Xherdan Shaqirit marrin jehone përmes portalesh të caktuara duke dëmtuar imazhin e FSHF. Ne vlerësojmë çdo pikëpamje kritike mbi punën dhe nuk mund t’i heqim të drejtën askujt që të mendoje se Kombëtarja duhet të fitoje çdo ndeshje dhe uron qe fallcitetet e profileve të rreme në facebook te mos përfshihen në debatin e shëndetshëm pasi dëmtojnë rende Kombëtaren në ketë moment historik. FSHF u është mirënjohëse të gjithë lojtareve të Kombëtares për përkushtimin e tyre maksimal dhe pavarësisht fjalëve qe i merr era, ka bërë e do te beje vetëm një politike: Dyer të hapura për këdo sipas meritës!”, përfundon reagimi Federatës Shqiptare të Futbollit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …