leoni

FSK-ja

“FSK dhe Partnerët” po mbajnë konferencën për të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës

“FSK dhe Partnerët” po mbajnë konferencën në të cilën po paraqiten të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në konferencë marrin pjesë: ministri i FSK-së, Haki Demolli; komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahaman Rama; zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Christian Riener; gjeneral brigade Mosmann NLAT/DIR; gjeneral brigade Altman nga Garda Kombëtare e Ajovës; përfaqësuese të vendeve partnere; atashetë e Mbrojtjes të akredituar në Republikën e Kosovës; ekipet këshilluese dhe ndërlidhëse të NATO-s; përfaqësues të KFOR-it; përfaqësues nga Policia e Kosovës; përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës; përfaqësues nga  Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës; si dhe organizata joqeveritare; Këshilli Euro-Atlantik i Kosovës dhe Asociacioni i Paktit Atlantik të Rinisë së Kosovës. Konferenca do t’i zhvilloj punimet deri në ora 16:00.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …