leoni

FSK dhurojnë donacion në pajisje mbrojtëse për COVID-19 në Komunën e Hanit të Elezit

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dorëzuar donacionin me pajisje mbrojtëse mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Menduh Kaloshi” në Komunën e Hanit të Elezit. Donacioni përmbante pajisje mbrojtëse mjekësore, maska të llojeve të ndryshme, dorëza, rroba, mburoja për fytyrë, kapele kirurgjike, si dhe materiale tjera përcjellëse. Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në emër të stafit, falenderon FSK-n për dhurimin e këtij donacioni mëse të nevojshëm në parandalimin e Covid-19, material i cili mbron dhe lehtëson punën e personelit shëndetësor të cilët me përkushtimin më të madh po punojnë në parandalim të përhapjes së virusit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …