Trupat Amerikane

FSK do të jetë pjesë e 26 ushtrive në njërin nga ushtrimet më të mëdha ushtarake të NATO-s

Kosova do të jetë pjesë e 26 shteteve në njërin nga ushtrimet më të mëdha ushtarake të NATO-s në kontinentin evropian që do të udhëhiqet nga ushtria amerikane. Ushtrimi “DEFENDER-Europe” është ushtrim vjetor i përbashkët, i gjerë dhe multinacional, i përgatitur për të ndërtuar gatishmëri dhe aftësi ndërveprimi mes ShBA-së, NATO-s dhe ushtrive partnere. Në këtë ushtrim do të zbarkojnë 28 mijë ushtarë përfshirë edhe ushtrinë e Kosovës për herë të parë. Që nga marsi i këtij viti, 1200 mjete ushtarake kanë filluar lëvizjen nga 4 porte amerikane për në vendet evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: UÇK nuk ka kryer krime, ishte ushtri çlirimtare që mbrojti kombin

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, foli para mijëra qytetarëve në protestën e mbajtur në Shkup …