Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama ka deklaruar gatishmërinë e FSK-së dhe mbështetjen e plotë për institucionet qendrore në menaxhimin e Covid-19. Ai ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të zhvilloj operacione të mbështetjes ushtarake për autoritetet civile me qëllim menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë me Covid 19. Po ashtu në njoftim thuhet se FSK-ja ka vendosur në gatishmëri Ekipe Mjekësore statike dhe mobile, njëkohësisht ka vendosur dhe mobilizuar Qendrën Mjekësore të FSK-së, dhe paralelisht, po vazhdon të mbështes Qendrën Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe shtabet emergjente komunale me oficerë shtabor. “FSK si gjithmonë është e përkushtuar dhe e vendosur për të ndihmuar qytetarët dhe institucionet e Kosovës, andaj duke vlerësuar shërbimin vetëmohues dhe mbështetjen që duhet ti japim vendit dhe qytetarëve në këtë kohë të krizës me pandemi globale, kam kërkuar nga Ministri i Mbrojtjes dhe Qeveria në Detyrë që mjetet financiare shtesë të ndara për pjesëtarët e FSK-së t`i dedikojnë dhe adresojnë për nevoja tjera. Andaj ne vazhdojmë me gatishmëri t`i shërbejmë qytetarëve, të mbështesim institucionet dhe popullin në të gjitha sfidat”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …