Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Zhytjes të Gardës Kombëtare të FSK-së, pas marrjes së informacioneve se një person të rënë në lumë në fshatin Deiq të Komunës së Klinës, FSK ka angazhuar ekipet për intervenim të shpejtë dhe në koordinim me Policinë e Kosovës kanë filluar operacionin e kërkimit- shpëtimit. Vetëm pas disa orë kërkimesh të pandërprera ekipet kanë arritur të gjejnë lokacionin ku personi me inicialet V.K është gjetur pa shenja jete. Sipas procedurave trupi i pajetë i është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme.