Pas pesë ditësh kërkimi, sot në orën 9.00 të mëngjesit, në fshatin Studime e Ulët të Vushtrrisë, njësia e FSK-së për Kërkim- Shpetim në Male, ka arritur të gjejë trupin e pa jetë të personit të zhdukur, i i cili i është dorëzuar Ekipit mjekësorë i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Nga data 20 nëntor, me vendim të ministrit Rrustem Berisha dhe me urdhër të komandantit general Rrahman Rama, pas kërkesës së Policisë së Kosovës, 16 pjesëtarë të Kërkim Shpëtimit të FSK-së u angazhuan në operacionin e kerkimit për personin e zhdukur në Studime të Vushtrrisë. Operacioni i kërkimit është udhëhequr nga Kompania e Task-Forcës së Kërkim –Shpëtimit të FSK-së në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Vushtrrisë, Policinë e Kosovës dhe banorë vullnetarë të fshatit Studime me rrethinë.
