Shef i Inspektoratit të FSK-së, gjeneral brigade Bashkim Jashari priti në takim gjeneral brigade Blazho Beretin, zëvendës shef i Inspektoratit të Mbrojtjes të Kroacisë. Gjeneral brigade, Bashkim Jashari, shef i Inspektoratit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në MFSK, priti në vizitë zyrtare një delegacioni nga Ministria e Mbrojtjes të Kroacisë kryesuar nga zëvendësshefi i Inspektoratit të Mbrojtjes të Kroacisë, gjeneral brigade Blazh Beretin nën shoqërimin e ambasadores së Kroacisë në Prishtinë, zonjës Maria Kapitanovic. Fillimisht, të dyja delegacionet zhvilluan një takim të përbashkët ku u diskutua për bashkëpunimin e mirë, aktivitetet e përbashkëta për shkëmbimin e përvojave në fushën e inspektoratit si dhe vizitat dhe shkëmbimet e ndërsjella ndërmjet dy ministrive në këtë fushë. Gjeneral Jashari falënderoi Ministrinë e Mbrojtjes të Kroacisë e posaçërisht Inspektoratin e Mbrojtjes të Kroacisë për ofrimin e mundësisë për shkëmbim përvojash dhe mbështetje për zhvillimin e këtij sektori në MFSK. Ambasadorja kroate, Kapitanovic e gjithashtu edhe gjenerali Beretin shprehën gatishmërinë për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive dhe dy sektorëve, të dy vendeve tona mike siç u shprehën ata.
Më tej, të dy delegacionet zhvilluan një takim të zgjeruar ku prezantuan secili për ministrinë përkatëse, misionin, strukturën, detyrat, dhe obligimet i këtij sektori, si dhe diskutuan për mënyrat dhe metodat më të avancuara për funksionimin e Inspektoratit të Mbrojtjes në Kroaci dhe Inspektoratit të FSK-së në Kosovë. Në takimin e gjeneral Jasharit me delegacionin kroat ishin edhe nënkolonel Lulzim Deliu, Tahir Morina si dhe oficerët dhe zyrtarët e Inspektoratit të FSK-së. Delegacioni kroat i ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë në krye me gjeneral brigade Blazh Beretin dhe në përbërje: kolonel Mladen Prebezec, inspektor për plane dhe politika të mbrojtjes, kolonel Miriam Antolic, shefe e Sektorit për burime njerëzore në Inspektoratin e Mbrojtjes si dhe kolonel Ivica Mateshic, atashe ushtarak i Kroacisë i akredituar për Kosovë me rastin e vizitës në Kosovë, dje fillimisht kanë vizituar Prekazin dhe memorialin përkujtimor ,,Adem Jashari’’ ku kanë bërë homazhe duke vendosur edhe kurorë lulesh të freskëta, në shenjë nderimi të sakrificës dhe luftës për liri të Komandantit legjendar dhe popullit shqiptar të Kosovës në përgjithësi. Delegacioni kroat, gjatë ditës në vazhdim do të vizitojë edhe Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së, Qendrën për Studime Universitare të FSK-së ku do të pritet nga stafi komandues i njësive.