Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatore Kuoçi si dhe udhëheqës lokalë dhe qytetarë të tjerë morën pjesë në ceremoninë e rihapjes së urës mbi lumin Sitnica në Mitrovicë, pas kryerjes së punimeve për riparimin dhe rindërtimin nga Batalioni i Xhenios së FSK-së në bashkëpunim me KFOR-in. Me këtë rast, ministri Rrustem Berisha tha se Forca e Sigurisë së Kosovës po dëshmon çdo ditë e më shumë se me kapacitetet në kuadër të misionit të saj është e gatshme dhe e aftë të planifikojë dhe realizojë në tërësi projekte të infrastrukturës të cilat e lehtësojnë jetën e qytetarëve si dhe mundësojnë qarkullimin e lirë të njerëzve, automjeteve dhe mallrave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatore Couci tha se FSK-ja është Forcë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe se ne jemi krenar me punën e tyre dhe profesionalizmin e treguar. Ndër tjera ai tha: ,,Sikurse në këtë operacion të përbashkët, KFOR-i do të vazhdojë të mbështes FSK-në në zhvillimin e kapaciteteve të saj në kuadër të misionit që ka aktualisht. FSK-ja ka demonstruar profesionalizëm të lartë në operacione të tilla si kyi sotmi, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …