Në Ministrinë e FSK-së, filloi aksioni tradicional humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, me moton ,,një pikë gjak për shpëtimin e një jete”, për nevojat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, nga pjesëtarët e FSK-së dhe shërbyesit civilë të MFSK-së. Aksionit, si gjithherë, edhe sot i janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm i dhuruesve të gjakut. Vetëm në dy orët e para numri i dhuruesve kishte arritur në 24, numër ky që parashihet të rritet, bazuar në radhët e pjesëtarëve që prisnin për t’i kaluar procedurat normale të ofruara nga ekipet mjekësore.
Në mesin e dhuruesve të gjakut janë edhe oficerët e lartë të FSK-së, ndër të cilët është edhe gjeneral major Gëzim Hazrolli, i cili pa hezitim i është përgjigjur aksionit për të dytën herë brenda këtij viti. Ai me këtë rast tha: ,,Ashtu siç është edhe misioni i institucionit, përgjigje në raste emergjente, ashtu është edhe motoja jonë: Të dhurojmë gjak për të shpëtuar jetë njerëzish, jetën e qytetarëve tanë në rast nevoje. Bashkëpunimi i MFSK-së dhe FSK-së me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës është shumë i mirë dhe ne si FSK çmojmë lart misionin e QKTGJK, prandaj edhe aksioneve të tilla u përgjigjemi gjithmonë”.
Si të gjitha aksionet për dhurimin e gjakut, edhe ky i sotmi është organizuar në bashkërendim të plotë të Departamentit të Mjekësisë dhe Departamentit për Bashkëpunim Civilo- Ushtarak të MFSK-së me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.
Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut, i filluar sot në Ministri, sipas planit do të vazhdojë në të gjitha kazermat