Batalioni i Xhenios i Forcës së Sigurisë së Kosovës sot ka përfunduar me sukses projektin infrastrukturor në fshatin Babaj të Bokës të Komunës së Gjakovës. Pjesëtarët e xhenios pas një pune të palodhshme rregulluan infrastrukturën rrugore duke bërë kështu zgjerimin dhe mbushjen me zhavorr të dy rrugëve me gjatësi prej 1250m dhe gjerësi prej 4 metra dhe me këtë mundësohet kryerja e operacioneve të deminimit.
