Forca e Sigurisë së Kosovës ka ndihmuar familjet në nevojë në komunën e Mitrovicës. Gjatë këtij aksioni humanitar, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë shpërndarë mjete financiare dhe pako higjienike e ushqimore. Këto mjete janë grumbulluar gjatë aksionit vullnetar “Vrapo me FSK-në, Mitrovica 2017”, i cili u organizua gjatë muajit prill nga ushtarët dhe oficerët e FSK-së. Gjatë shpërndarjes së këtyre fondeve, përveç oficerëve të FSK-së, i pranishëm ishte edhe drejtori i Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Qazim Nimani, i cili përgëzoi FSK-në për realizimin e këtij aksioni dhe njëherësh falënderoi pjesëtarët e saj për ndihmën e ofruar, të cilën e vlerësoi si mjaft të nevojshme për qytetarët e kësaj komune.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …