Forca e Sigurisë së Kosovës, ka pasur një vit të suksesshëm dhe të sfiduar në 2024, duke vazhduar forcimin e kapaciteteve të saj dhe angazhimet ndërkombëtare. Ushtria u furnizua me armë moderne, makineri ushtarake dhe municione, duke përfshirë 246 raketa “Javelin”. FSK-ja mori pjesë në operacione të rëndësishme si INTERFLEX në Mbretërinë e Bashkuar dhe trajnime ushtarake në kampet ndërkombëtare. Përveç angazhimeve të jashtme, ajo përmbushi detyra të brendshme, duke përfshirë mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe patrullimin në kanalin e Ibër-Lepencit. Ushtria po bëhet një simbol frymëzimi për shumë të rinj të cilët duan të bashkohen me uniformat ushtarake të Kosovës. Pavarësisht përparimeve, ëndrra e anëtarësimit të FSK në NATO nuk u realizua ende, për shkak të pengesave nga shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Në fund të vitit, Kosova nisi procedurat për hapjen e një fabrike municionesh dhe laboratorë për mjete ajrore pa pilot, një hap i rëndësishëm për forcimin e mbrojtjes kombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Marko Prelec: Është e domosdoshme të punohet për përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në çështjet e përditshme
Eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Marko Prelec, ka vlerësuar se është e …