Një kontingjenti i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u dislokua për në Republikën e Shqipërisë për të marrë pjesë në ushtrimin fushor “Joint Effort 16”. Para nisjes për Shqipëri pjesëtarët u rreshtuan në pistën e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, me ç‘rast për t’i përshëndetur dhe për t’ju uruar suksese gjatë këtij ushtrimi kishin dalë Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zv. Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore ( KFT) gjeneral brigade Gëzim Hazrolli dhe u.d i Komandantit të Brigadës së Reagimit të Shpejtë kolonel Xhevahir Geci .Gjeneral Rama përshëndeti të gjithë pjesëtarët, të cilët do të marrin pjesë në këtë ushtrim dhe njëherësh kërkoi nga ta angazhim maksimal dhe përfaqësim sa më të mirë të vendit tonë. “ Kërkoj nga ju që të angazhoheni maksimalisht gjatë këtij ushtrimi, dhe pas përfundimit të tij pres që të kemi një raport të mirë të përfaqësimit tuaj sa më dinjitoz të FSK-së dhe vendit tonë në përgjithësi”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …