Forca e Sigurisë së Kosovës (FKS), ka vazhduar të ju dal në ndihmë institucioneve komunale të Vitisë, në luftën kundër përhapjes së virusit pandemik Covid-19. Me këtë rast Drejtoria e Arsimit, në këtë komunë ka pranuar nga FKS-ja një sasi të konsiderueshme të maskave. Drejtori i DKA-së në Viti, Basir Aliu falënderoj ata për këtë donacion duke e cilësuar si të rëndësishëm në mbrojtjen e qytetarëve kundër infektimit nga koronavirusi. Përndryshe edhe më parë kjo komunë është ndihmuar nga FSK-ja me maska mbrojtëse.