Në shënimin e “Ditës së Forcës”, FSK-ja, qysh herët i kishte hapi të gjitha dyert e kazermave për vizitorë, ku morën pjesë nxënës, qytetarë, personalitete ushtarake dhe politike të Kosovës, si dhe përfaqësues diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës. Manifestimi qendror u mbajt në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërkaq ministri Haki Demolli, ua uroi festën të gjithë ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve. Po, sot, për nder të Ditës së Forcës, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me ambasadorin e SHBA-ve, z. Greg Delawie vizituan kazermën e FSK-së, “New Born” në Gjilan, me ç ‘rast panë nga afër disa prej demonstrimeve, pajisjeve dhe aktiviteteve të Batalionit të Parë të Reagimit të Shpejtë si dhe u pritën nga komandanti i Batalionit të Parë të BRSH-së, nënkolonel Haki Xhemajli. Në të gjitha kazermat e FSK-së, në Kosovë, sot u zhvilluan aktivitete dhe nga eprorë e ushtarë u pritën me ngrohtësi qytetarët, të cilët kishin shfaqur interesim të mësojnë më tepër për aktivitetin e Ushtrisë së Kosovës.
