FSK

FSK-ja organizon paradë ushtarake për nderë të “Epopesë së UÇK-së’’

Me rastin e 19 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem JASHARI dhe Familjes JASHARI, Qeveria e Republikës së Kosovës, më 5, 6 dhe 7 Mars , organizon Manifestimin gjithë popullorë, në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem JASHARI dhe familjes Jashari. Për këtë qëllim, ju ftojmë që të përcillni Manifestimin qendrorë në kuadër të 5, 6 dhe 7 Marsit ,,Epopeja e UÇK-së’’, për nderë të rënies së Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Heroit të kombit Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Ceremonia ushtarake e FSK-së mbahet më datë: 5 Mars 2017, në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë , duke filluar nga ora  11:00.

 Në Manifestim marrin pjesë:

Presidentin e Republikës së Kosovës Z Hashim Thaçi

Kryetarin e Kuvendit të Republikës së  Kosovës  Z. Kadri Veseli

Kryeministrin e Kosovës    Z. Isa Mustafa

Ministrin e FSK-së Z Haki Demolli

Komandantin e FSK-së  Gjenerallejtënant  Rrahman  Rama

Përfaqësuesin  e Familjes Jashari

Përfaqësues të Shoqatave të  dala nga Lufta e UÇK-së, si dhe peronalitete të larta të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

 Manifestimi në FSK, për nderë të ,,Epopesë së UÇK-së’’ është i hapur për të gjithë qytetarët e vendit!

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …