Me rastin e 19-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem JASHARI dhe Familjes JASHARI, Qeveria e Republikës së Kosovës, më 5, 6 dhe 7 Mars, organizon Manifestimin gjithë popullor, në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem JASHARI dhe familjes Jashari. Ceremonia ushtarake e FSK-së mbahet më 5 Mars 2017, në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë , duke filluar nga ora 11:00.
Në Manifestim marrin pjesë:
Kryetari i Republikës së Kosovës Z Hashim Thaçi
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Z. Kadri Veseli
Kryeministri i Kosovës Z. Isa Mustafa
Ministri i FSK-së Z Haki Demolli
Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Rrahman Rama
Përfaqësuesi i Familjes Jashari
Përfaqësues të Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, si dhe personalitete të larta të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Manifestimi në FSK, për nderë të ,,Epopesë së UÇK-së’’ është i hapur për të gjithë qytetarët e vendit!