leoni

FSK-ja shënon Ditën e Forcës me aktivitete të shumta

FSK-ja shënon Ditën e Forcës me aktivitete të shumta

Forca e Sigurisë së Kosovës, nesër, më datë 27 nëntor 2018, duke filluar nga ora 10:00 e deri në orën 13:00, organizon „Ditën e Hapur“ për nder të „Ditës së Forcës“, në të gjitha kazermat e saj. Manifestimi qendror do të mbahet në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë, në orën  10:00. Ministri, Rrustem Berisha dhe komandanti – gjenerallejtënant Rrahman Rama do të prononcohen për media në orën 10:40.    Në Ditën e Forcës, FSK-ja mirëpret qytetarët në të gjitha kazermat e saj, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, ku vizitorët do të kenë mundësi të shohin pajisje, demonstrime dhe aktivitete të shumta që dëshmojnë për kapacitetet e FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …