FSK merr në menaxhim situatën në zonën e incidentit në Ushtrimi Fushor “Veprimi i Shpejtë 7” në Mitrovicë

Ushtrimi Fushor  “Veprimi i Shpejtë 7” në Mitrovicë po vazhdon, pas lokalizimit të zjarrit nga ana e zjarrfikësve, Qendra Operative, u njoftua se në objekt të fabrikës vërehen pesë persona të cilët kërkojnë ndihmë. Ekipet përkatëse emergjente kanë reaguar menjëherë, për t’u ofruar ndihmë. Katër  prej këtyre të lënduarve  ndihma u është ofruar në vendin e ngjarjes e më pastaj edhe në QKMF, ndërkaq njëri është dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor.

Edhe për kundër intervenimeve efikase të ekipeve emergjente, zjarrfikësve, ekipeve mjekësore, Kryqit të Kuq, Policisë së Kosovës e cila mbante rend përreth zonës së incidentit  dhe ndihmonte njerëzit të evakuohen, punëtorëve të Industrisë së Akumulatorëve dhe shërbimeve të tjera, gjendja vazhdon të jetë serioze, madje në disa pika edhe të përkeqësohet.

Në ndërkohë, në Qendrën Operative, arriti informata se një shpërthim ka ndodhur në trafon kryesore të rrymës brenda hapësirës së fabrikës dhe se si pasojë kanë pëlcitur gypat e mbushur me kimikale. U kërkua angazhim i ekipeve përkatëse dhe të KEDS-it. Intervenimi ishte i menjëhershëm. Kompania KEDS ndërpreu rrymën, ndërsa ekipet tjera filluan punën e tyre. Kësaj radhe gjendja kërkonte që të evakuohen të gjithë qytetarët që banojnë afër zonës, gjë që edhe u bë.

Duke parë se gjendja është mjaftë seriozë dhe se ekipet e institucioneve lokale, nuk mund të menaxhojnë si duhet me situatën, për shkak të mungesës së kapaciteteve profesionale dhe materiale, komandanti i incidentit, Musa Dragaj, kërkoj ndihmën e FSK-së.

Forcat e FSK-së arritën shpejt në vendin e ngjarjes dhe Dragaj i njoftoj me zhvillimin e ngjarjeve dhe masat që janë ndërmarrë për tejkalimin e gjendjes. Ai ua dorëzoj përgjegjësitë pjesëtarëve të FSK-së, kështu që Kapiteni Muzafer Selimi, komandant i Kompanisë 3A, në kuadër të Batalionit të FSK-së, mori përsipër menaxhimin e situatës së përgjithshme, ndërkohë që ekipet e institucioneve lokale do të jenë në mbështetje të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …