FSK në garën e “Luftëtari më i mirë” shënon një arritje të rëndësishme në nivel ndërkombëtar

Pjesëtarë të FSK, kanë përfaqësuar me sukses Kosovën në garën e “Luftëtari më i mirë”, organizuar nga Garda Kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me FSK-në. Agron Bojku dhe Emir Ahmetaj nga FSK-ja, morën pjesë në këtë garë dhe treguan një performancë të shkëlqyer, duke përfaqësuar vendin në mënyrën më të mirë. FSK-ja shprehu kënaqësinë për suksesin e pjesëtarëve të tyre dhe për partneritetin e suksesshëm me Gardën Kombëtare të Iowa-s, duke e vlerësuar atë si një mundësi për të trajnuar dhe shkëmbyar përvoja të vlefshme ushtarake.  Performanca e pjesëtarëve të FSK-së u vlerësua lartë për angazhimin, disiplinën dhe aftësitë e tyre në të gjitha këto disiplina. Emir Ahmetaj u rendit i katërti në kategorinë e ushtarëve, ndërsa Agron Bojku u rendit i pesti në kategorinë e nënoficerëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …