Të përcjellin aktivitetin e dorëzimit të donacionit të FSK-së me pajisje mbrojtëse për Covid-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë
Ceremonia do të mbahet nesër, 12.11.2020, ditë e enjte, në ora 10:00 në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, rruga “Afrim Zhitia”.
Qendra Mjekësore e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të ndihmoi 21 Komuna me pajisje mbrojtëse për Covid-19, mjete këto nga donacioni i shtetit Gjerman dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në aktin e dorëzimit të këtij donacioni do të jenë të pranishëm Zëvendës Komandanti i FSK-së gjeneral major Enver Cikaqi, Drejtori i QMFSK Z. Shkëlzen Syla dhe gjeneral brigade Frank Best drejtor i NALT-it (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s).