leoni

FSK nis operacionet e deminimit për sigurinë e qytetarëve

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka nisur sot operacionin humanitar për pastrimin e fushave të minuara dhe fushëbetejave, me synim eliminimin e mjeteve të pashpërthyera dhe sigurimin e zonave të rrezikuara. Gjatë këtij viti, njësitë e deminimit të FSK-së do të jenë të angazhuara në tri lokacione në Republikën e Kosovës: fshatrat Muradem dhe Maja e Cvilenit në komunën e Prizrenit, si dhe Parkun e Lirisë në Ferizaj. Përveç kësaj, ato do të ofrojnë kujdestari 24/7 për largimin e mjeteve të rrezikshme të identifikuara nga qytetarët. Këto operacione janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të FSK-së për të garantuar një mjedis të sigurt dhe për të kontribuuar në stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

ZRrE publikon raportet konsultative për tarifat e energjisë – rritje mesatare prej 15%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar raportet konsultative që lidhen me të hyrat maksimale …