Me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe me vendim të kryetarit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaqi, me urdhër të komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Ramës, sot është nisur një grup i ekspertëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për vlerësimin e shkallës së dëmtimit të banesave dhe objekteve tjera nga dëmtimet e termeteve që kanë goditur Shqipërinë këto ditë. Ky kontigjent është vazhdimësi e misionit të Njësive të specializuara të Gardës Kombëtare të FSK-së, qe u kanë bashkuar operacioneve të kërkim-shpëtimit që nga momentet e para pas goditjeve të tërmetit shkatërrues në Shqipëri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …