Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës i njofton të gjithë kandidatët që kanë konkurruar për rekrutë, OR1 të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në konkursin e shpallur më: 11.02.2019, e të cilët i përmbushin kriteret e përgjithshme të konkurrimit, se procesi i testimit do të fillojë nga data 4 mars 2019. Testimi i kandidatëve do të bëhet sipas orarit të testimit, i cili do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, në adresën: www.mksf-ks.org, nga data 01 mars 2019. Ministria e Mbrojtjes ju uron suksese të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë në procesin e testimit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …