FSK njoftohet me menaxhimin e emergjencave në Komunën e Malishevës

Forca e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht njësia ndërlidhëse për marrëdhënie  ushtarako-civile, të prirë nga majori Rexhep Bytyçi, kanë qëndruar në Malishevë, ku janë takuar me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, dhe zyrtarët përgjegjës të DMSH-së. Qëllimi i këtij takimi, ishte njoftimi me nivelin e menaxhimit të emergjencave lokale në Komunën e Malishevës, si dhe mundësia për bashkëpunimin me njësitë reaguese të FSK-së, në rastet e situatave emergjente. Fillimisht, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka falënderuar njësinë e FSK-së, për përkushtimin e tyre në zbatimin e detyrave në mbrojtje të jetës së qytetarëve, në raste të situatave të krizave apo emergjencave, dhe gatishmërisë së FSK-së, për të bashkëpunuar me nivelin lokal, për menaxhimin e emergjencave eventuale. Ndërsa drejtori komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, i ka njoftuar me gjendjen e përgjithshme në Malishevë, për situatat emergjente të cilat janë paraqitur gjatë këtij viti, përkatësisht përmbytjet e shkaktuar dhe menaxhimin e këtyre situatave, të cilat janë menaxhuar mirë nga ana e pushtetit komunal. Po ashtu Begaj dhe Gashi, kanë folur edhe për situatën endemike me EHKK, ky sipas tyre, si rezultat i menaxhimit të mirë, angazhimit maksimal të të gjithë sektorëve dhe bashkëpunimit me organet kompetente shtetërore, është arritur që në katër vitet e fundit të mos ketë raste të vdekjeve nga EHKK, e në dy vitet e fundit, të mos ketë as raste të infektimit nga virusi vdekjeprurës i EHKK. Nga ana tjetër, majori Rexhep Bytyçi, pasi është njoftuar me këto situata, ka shprehur gatishmërinë e njësive përgjegjëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që të bashkëpunojnë në raste të paraqitjes së emergjencave në nivelin lokal. Sipas majorit Bytyçi, “sa herë paraqitet nevoja, FSK me njësitë e saj të specializuara, është e gatshme të ofroj ndihmën dhe mbështetjen e saj, në të gjitha format”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …