150 mijë punëtorë nuk do të përfitojnë asnjë cent nga Rimëkëmbje por edhe 100 mijë të tjerë do të përfitojnë më pak se 100 euro

FSSHCRK kërkon zbatimin e Ligjit të pagave për shërbyesit civilë

Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë në Republikën e Kosovës (FSSHCRK) me kujdes të veçantë është duke i rishikuar disa nga dokumentet, rregullat dhe vendimet që prekin drejtpërdrejt interesin e shërbyesve civilë në institucionet e Republikës së Kosovës. FSSHCRK-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës, që të fillojë të zbatojë Ligjin për Pagat e Nëpunësve Civilë, në mënyrë që të rregullohen pagat e shërbyesve civilë, duke paraparë edhe rritje sipas normave ligjore për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore.

FSSHCRK-ja po ashtu kërkon anulimin e Udhëzimit Administrativ nr. 02/2000 lidhur me pagat në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, si të tejkaluar dhe që duhet të tërhiqet nga sistemi i pagave, pasi që ende është duke u zbatuar nga Ministria e Administratës Publike. Ky Udhëzimit Administrativ po zbatohet dhe po krijon pakënaqësi dhe diferenca të mëdha në paga. Po ashtu përms zbatimit të këtij udhëzimi po krijohen ndarje tjera në institucionet e veçanta dhe tek disa punonjës, të cilët përfitojnë përmes vendimeve administrative përfitime në ngritje të pagave dhe shtesave tjera të cilat, ku po krijohen pakënaqësi te nëpunësit tjerë. Ketë dallime janë prezent tek institucionet qendrore si tek: Kuvendi i Kosovës, Zyra e Kryeministrit (veç ka filluar pjesërisht), Ministria e Forcës së Sigurisë e disa departamente dhe agjenci të cilat pagat i rregullojnë sipas rregulloreve të brendshme dhe vendimeve administrative dhe jo të bazuara në Ligjin për paga të shërbimit civil.

FSSHCRK-ja kërkon zbatimin e Ligjit të Pagave nr. 03/L-147 për Nëpunësit Civilë, pasi që ky ligj nga muajit korrik 2010, si dhe Ligji dhe Projektligji i mbetur nga viti 2016 për paga, që së bashku me Katalogun e Vendeve të Punës, të cilët kanë qenë të aprovuar më herët nga Qeveria e Kosovës, ende s’ kanë gjetur zbatim. Kur dihet se me qindra milionë euro në të ardhurat personale, si dhe dhjetëra milionë euro në shtesa për pagat dhe kompensime tjera, që shpeshherë e tejkalojnë edhe pagën bazë. Këto paga dhe shtesa jepen sipas vendimeve administrative, që thirren në emër të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2000, të cilit i ka kaluar afati në kohën sa ishte duke u qeverisur nga UNMIKU.

Kohë më parë kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës, në shkresën nr.54/02, të datës 16.11.2017, që ia kemi dërguar organeve më të larta vendimmarrëse lidhur me rritjen e pagave në shërbimin civil duke e krahasuar me shportën e konsumit individual ose familjar dhe premtimeve të dala nga Fushata elektorale e partive politike (që tashmë janë në qeverisje), ku kanë premtuar 30% rritje pagash për të gjithë sektorët, në formë lineare në shkallën që është e arsyeshme.

Këto ditë, Qeveria e Kosovës, në bazë të Vendimit të Kryeministrit nr. 04/20, datë 20.12.2017, ngriti pagat për stafin politik dhe disa drejtori në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Kemi pritur ngritje të pagave në shërbimin civil në përgjithësi në bazë të shportës së konsumit individual apo familjare, apo në shkallën e deklaruar dhe të premtuar nga Fushata elektorale e qershorit të vitit 2017, në shkallën 30%. Kjo nuk u realizua dhe për këtë shkak janë krijuar shumë pakënaqësi dhe diferencë tek shërbyesit civilë në paga, ku ka pasur hapësirë për nivelim, ku do të ishte respektuar parimi për punë të njëjtë – pagë të njëjtë.

FSSHCRK-ja kërkon nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të zbatojë Ligjin e pagave të nëpunësve civilë, për të krijuar rregull në paga si dhe të evitojë diferencat e krijuara në uljen e pakënaqësive në sektorin e shërbimit civil.

Në fund, FSSHCRK-ja ua uron festat e fundvitit të gjithë shërbyesve civilë dhe qytetarëve të Kosovës, ku iu dëshiron që viti i ardhshëm të jetë vit i suksesit, i rritjes së mirëqenies shoqërore, si dhe i zhvillimeve pozitive në Kosovë në të gjitha fushat me interes të përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …