Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar kundër vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për shtesat e punëtorëve shëndetësor. Në reagim, FSSHK-ja e ka quajtur skandaloz dhe ofendues vendimin për shtesat e punonjësve shëndetësor. “Me këtë Vendim Qeveria në sy të popullit po mundohet të tregohet populliste dhe mbështetëse kinse e punëtorëve shëndetësor por në fakt ky është vetëm një degradim i radhës”. Tutje ata theksojnë se “FSSHK-ja pas përpjekjeve të vazhdueshme për të zhvilluar dialogun social me Ministrinë e Shëndetësisë si dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës i drejtohet popullatës së gjerë e në veqanti punëtorëve shëndetësor se vendimi i sotëm është skandaloz dhe dekurajues, do të kishte qenë më e udhës që mos të përmenden fare shtesat e të punohet intensivisht në hartimin e Ligjit të Pagave i cili është jetik për punëtorët ne sektorin publik e në veqanti për punëtorët shëndetësor”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …