Për mungesën e barnave esenciale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës reagon pozita dhe opozita

FSShK i jep afat 3 javë ministrit Ismaili për furnizimin me barna esenciale, në të kundërtën do të hyjnë në grevë

Në spitalet e Kosovës po mungon pothuajse gjithçka që mundëson funksionimin normal të shërbimeve. Mungojnë fashat, shiringat e shumë lloje të barnave. Herë pas here mungojnë edhe një pjesë e anestetikëve që janë elementare për operacione. Si pasojë vetëm ditët e fundit janë anuluar planet operative në disa klinika. Shkallës së lartë të mungesës së barnave i ka kontribuuar edhe fakti që ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, prej shtatorit deri në fillim të marsit nuk ka hapur tender për asnjë produkt. Këto zvarritje kanë bërë që spitalet të mbesin në të njëjtën ditë pa 300 produkte për të cilat MSh-ja as nuk pati hapur tender për kontraktim para se të shfrytëzohen kontratat e vjetra. Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ia ka dhënë ministrit Ismaili tri javë kohë për ta rregulluar gjendjen. Nëse kjo nuk ndodh, sipas tyre, punëtorët shëndetësorë nuk do të pranojnë të punojnë në këto kushte.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …